Derisa shumica e klubeve të Evropës e kanë të paqartë situatën e tyre rreth transferimeve këtë verë pasi krizës së shkaktuar nga COVID-19, Chelsea ka shkuar një hap para tyre.
Pas përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajax, Chelsea tani kanë arritur marrëveshje për blerjen e Timo Werner, nga RB Leipzig.
Skuadra e Frank Lampard do të paguajë klauzolën 60 milionë euro për sulmuesin gjerman, përcjell lajmi.net.
Me sigurimin e këtyre dy blerjeve, Chelsea po synon të ketë një sulm të frikshëm për sezonin e ri.
Mail Sport ka hedhur një vështrim në formacionin e Chelsea për sezonin e ri, i cili duket mjaft sfidues.
Formacioni i Chelsea:
4-2-3-1
Kepa Arrizabalaga
Recce James, Antonio Rudiger, Fikayo Tomori, Ben Chilwell
N’Golo Kante, Mateo Kovacic
Hakim Ziyech, Mason Mount, Christian Pulisic
Timo Werner
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.