×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen historike kundër Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 11:30

    Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup do të përballet kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve


    Bernard Challandes për këtë ndeshje ka shumë mungesa të rëndësishme si Muriqi, Rashica, Kryeziu e Rrahmani, shkruan Reporteri.net

    Megjithatë, tekniku zviceran nuk do ta ndryshojë skemën dhe edhe sonte pritet të luajë me sistemin 4-2-3-1.

    Në portë pritet të jetë Aro Muric, derisa mbrojtja do të përbëhet nga Vojvoda, Dresevic, Aliti dhe Kololli.

    Barrën e mesfushës pritet ta bartin dyshja Valon Berisha dhe Herolind Shala, derisa më të avancuar do të jenë Zeneli në krahun e majtë, Hadërgjonaj në krahun e djathtë dhe Celina që do të jetë prapa sulmuesit kryesor, Atdhe Nuhiut.

    Më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Maqedonisë.

    Kosova: Muric, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kololli, Shala, Berisha, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!