Kombëtarja e Kosovës të shtunën është nikoqire e Çekisë në Fadil Vokrri në ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020
Kosova është pa pesë lojtarë të formacionit startues me Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun e Herolind Shalën të cilët janë të lënduar dhe nuk mund ta ndihmojnë Kombëtaren për ndeshjet e shtatori, shkruan Reporteri.net
Mungesat janë të theksuara, por Challandes është duke provuar disa formacione të ndryshme në stërvitjet e mbajtura deri më tani.
Challandes ka thënë se nuk do ta ndryshojë sistemin e lojës dhe formacioni kundër Çekisë pritet të jetë 4-2-3-1.
Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i Huddersfieldit që luan në anën e djathtë është duke u provuar nga Challandes si mbrojtës i majtë.
Faza e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Hadërgjonaj, derisa mesfusha nga Halimi dhe Berisha.
Faza ofenzive pritet të përbëhet nga Rashani, Celina dhe Zhegrova, ndërsa qendërsulmues do të jetë Muriqi që është në formë të lartë.
Ky mund të jetë formacioni startues kundër Çekisë:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Hadergjonaj, Halimi, Berisha, Celina, Rashani, Zhegrova, Muriqi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.