×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni zyrtar i Feronikelit për ndeshjen kundër Milanit

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 20:48

    Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tani dihet edhe formacioni i parë i trajnerit Dejan Vukicevic për këtë ndeshje.


    Trajneri malazias Dejan Vukicevic u emërua në pozitën e trajnerit të Feronikelit vetëm para disa ditësh dhe ai nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të mësuar rreth lojtarëve të tij mjaftueshëm. Megjithatë, më poshtë mund ta shikoni 11-shen që ai e zgjodhi për ta nisur ndeshjen kundër Milanit, raporton Gazeta Express.

    Në anën tjetër, trajneri Marco Giampaolo vazhdon ta testojë formacionin 4-3-1-2 me Suson në mes, por Andre Silva dhe Castillejo çuditërisht janë zgjedhur për sulm, në vend të Krysztof Piatek dhe të riun Rafael Leao.

    Mesfushori Krunic e bën debutimin e tij të plotë pas transferimit nga Empoli, duke bashkëpunuar në mesfushë me Lucas Biglian dhe Hakan Calhanoglun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!