×
  • Sport
  • Sport

    Foto kompromentuese nga Buffon në Twitter, tifozët e “masakrojnë”

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 22:47

    Një foto e postuar në Twitter e ka futur në telashe me ndjekësit, portierin Xhixhi Bufon. Legjenda italiane, shfaqet në timonin e makinës, pa rrip sigurimi, teksa po udhëtonte me shpejtësi 155 km/h.


    Këto detaje nuk iu kanë shpëtuar ndjekësve të Bufonit, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat në rrjetin social.

    Si të mos mjaftonin këto, pranë portierit vërehet edhe një paketë cigaresh, shkruan panorama.

    Kujtojmë që Bufon është në kërkim të një skuadre të re dhe me shumë gjasa 41-vjeçari do të rikthehet në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!