Pas përfundimit të karrierës në futbollin e luajtur dhe më pasi dha dorëheqjen si drejtues tek Roma, Francesco Totti ka nisur një profesion të ri.
Ikona e verdhekuqve ka hapur një kompani menaxhimi lojtarësh.
Por në radarin e Totti-t është edhe talenti shqiptar, Luis Hasa, i cili aktivizohet te moshat e Juventusit dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar te të rinjtë e bardhezinjve.
Ai është kapiten i ekipet të 16-vjeçarëve dhe shquhet për cilësitë teknike. Adoleshenti luan në qendër të mesfushës dhe si sulmues i fshehur. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 6 gola në 16 ndeshje.
Cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga menaxherë e skautë të ndryshëm.
Francesco Totti është ai që e ka bindur shqiptarin për të nënshkruar me kompaninë e tij, që do e menaxhojë në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.