×
  • Sport
  • Sport

    Frank Lampard tregon arsyen pse Salah dështoi te Chelsea

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 15:27

    Mohamed Salah dështoi tek Chelsea, por tani është njëri nga më të mirët në botë te Liverpooli


    Frank Lampard ka thënë se e dinte që Salah është i destinuar për t’u bërë lojtar i madh qysh në kohën kur të dy ishin pjesë e Chelseat, shkruan Reporteri.net

    Egjiptiani kaloi te Chelsea në vitin 2014, por nuk arriti që të zinte një vend në formacionin e Mourinhos. Ai bëri vetëm 19 paraqitje me klubin para se të largohej në drejtim të Romës.

    “Fatkeqsisht për Salahun nuk funksionoi mirë këtu. Ai shkoi në Itali dhe u rikthye më pas në Premier Ligë ku tani është super yll,” ka thënë Lampard.

    Legjenda e Chelseat thotë se arsyeja pse ka dështuar Salah në Stamford Bridge ishte konkurrenca e fortë.

    “Në atë kohë, unë mendoj se ne[Chelsea] kishim shumë opsione në fazën ofenzive. Ai nuk mori shumë minuta edhe pse talenti ekzistonte,”.

    Ndryshe, këtë fundjavë Chelsea takohet me Liverpoolin në kuadër të Premier Ligës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!