×
  • Sport
  • Sport

    Frikë te Barça: Pleshti ka nisur që t’i çojë hundët përpjetë, mund të largohet në verë

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 12:21

    Gazeta italiane, “Gazzetta Dello Sport” ka raportuar këto ditë se Lionel Messi gjatë verës mund të largohet nga Barcelona


    Ylli argjentinas ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit shkaku i polemikave që pati me Eric Abidalin, shkruan Reporteri.net

    Messi ka një klauzolë e cila ia mundëson atij largimin nga Barcelona pa asnjë cent madje. Krejt çka duhet të bëjë Pleshti është vetëm ta aktivizojë klauzolën e tij.

    Gazeta italiane gjithashtu ka treguar edhe 5 klubet e interesuara për Messin.

    Manchester City, Paris Saint Germain, Manchester United, Inter dhe Juventus janë të interesuar për shërbimet e argjentinasit.

    Ndryshe, në rast se do të shkonte te Juventusi ai do të ishte bashkëlojtarë me rivalin e përbetuar, Cristiano Ronaldon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!