×
  • Sport
  • Sport

    Fundi i epokës së Messit, problemet e shumta të Barcelonës

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 17:52

    Barcelona pritet që të këtë një verë të zënë këtë vit, me besimin që klubi ka arritur fundin e një epoke.


    Presidenti i ri Joan Laporta po përgatitet për të bërë disa ndryshime të reja në skuadër, me mendimin që ata duhet të futen në veprim që në afat të verës.

    “Kur flas për fundin e një cikli apo rreth rigjenerimit, është sepse besoj në atë që duhet bërë”, ishin fjalët profetike të Laportas në një ngjarje të organizuar nga Unioni i Federatave Sportive në Kataloni, transmeton GazetaExpress.

    Më poshtë do të shihni disa nga pikat kryesore që Laporta është duke i konsideruar si vendime të mëdha në verë.

    Situata e Koemanit

    Statusi i Ronald Koeman për sezonin e ri është ende i paqartë dhe është njëra prej gjërave të para që Laporta do ta shqyrtojë para sezonit 2021/22.

    Pas një sezoni zhgënjyes, Laporta ka vendosur një gardh me holandezin, por ai nuk është përgjegjësi i vetëm për dështimet në këtë sezon pasi qç ai kishte bërë disa gjëra pozitive që mund të shkojnë në favor të tij, si angazhimi i të rinjve të shkollës së Barcelonës dhe fitimi i Kupës së Mbretit.

    Rinovimi i kontratës së Messi

    Ndoshta tregimi më i madh i sezonit dhe top prioriteti i Laporta është e ardhmja e Lionel Messi.

    Laporta është duke punuar shumë për një marrëveshje me sulmuesin argjentinas, por, edhe nëse llogarit që ai do ta zvogëlojë pagën, mbajtja e Messi do ta bënte të vështirë transferin e lojtarëve të rinj.

    Sidoqoftë, Blaugrana nuk kanë dyshim që 33 vjeçari ta mbajnë me çdo çmim, pasi që ai është njëri prej përformuesve më të mirë të skuadrës dhe ylli i futbollistëve në fushë.

    Shitja e Griezmann

    Tamam kur filloi të tregojë lojën e tij në fanellën e Barcelonës, Antoine Griezmann është vënë në listën e transfereve të klubit katalunas.

    Francezi ka luajtur mirë, por Blaugrana shpreson që ta përdorë shitjen e tij për të bërë transfere të tjera gjatë verës dhe të ulë pagat në skuadër.

    Largimi i lojtarëve pa formë

    Njëjtë si me situatën e Griezmann, pasi që Barcelona po shikon që të largojë një numër lojtarëve paraqitjet e të cilëve janë nën nivelin e pritur.

    Lista është e gjerë dhe përfshinë një numër futbollistësh si; Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Junior Firpo, Matheus Fernandes dhe Martin Braithwaite.

    Disa nga këta lojtarë kanë paga të larta kurse kanë kontribuar shumë pak për ekipin, kështu që largimi i tyre do të jetë prioritet për Barcelonën, e cila po shikon që t’i balancojë financat me një skuadër të re në të njëjtën kohë.

    Garda e vjetër nuk do të jenë të paprekshëm

    Me përjashtim të Messi, Barcelona nuk është kundër shitjes se veteranëve të tyre pasi që po shikojnë për lojtarë të se ardhmes.

    Për momentin, Blaugrana nuk ka qenë aktive për të shitur lojtarët si: Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, por ata nuk janë të paprekshëm siç ishin dikur, sidomos në këtë situatë të vështirë financiare të klubit.

    Transferi i lojtarëve të rinj

    Bordi i Barcelonës dëshiron që ta freskojë skuadrën dhe ta ndërtojë një projekt të ri, në të cilin do të ishin të rinjtë, me burime të brendshme e të jashtme.

    Lojtarët si: Ronald Araujo, Ilaix Moriba dhe Oscar Mingueza kanë impresionuar nën Koeman, derisa Eric Garcia i Manchester City, që doli nga La Masia do të rikthehet në Barcelonë si lojtar pa kontratë, pasi që refuzojë nënshkrimin e kontratës së re nga kampioni i Anglisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!