×
  • Sport
  • Sport

    Fury dhe Joshua flasin në telefon: Njëri i ‘lyp fer’ tjetrit, kur po ndeshemi?

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 12:24

    Tyson Fury këtë të shtunë do të përballet me Deontay Wilder në Las Vegas


    Anthony Joshua do ta shikojë me vëmendje këtë takim, pasi kundërshtari i mundshëm në të ardhmen mund të jenë njëri nga ta, Fury ose Wilder, shkruan Reporteri.net

    Gjatë një bisede që Joshua dhe Fury e zhvilluan në Facetime, i pari i thotë të dytit se kur do të ndeshen.

    ’Kur po ndeshemi? Duket se kjo do të ndodhë në vitin 2021’’, i thotë Joshua bashkëatdhetarit të tij.

    Përgjigjja e Furyt ishte që Joshua të ketë kujdes e të sillet mirë pasi ai e telefonoi atë vetëm për ta përshëndetur.

    “Ti më pyete se kur po ndeshemi? Unë të them që të sillesh mirë, pasiqë të telefonova vetëm të të pyesja si je,” dëgjohet duke i thënë Fury, Joshuas. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!