Performanca e Tyson Fury kundër Deontay Wilder në Las Vegas të shtunën në mbrëmje ishte e jashtëzakonshme.
31-vjeçari i dha fund mbretërimit pesëvjeçar të Wilder-it si kampion i botës në peshë të rëndë në WBC, shkruan Reporteri.net.
Fury e mposhti amerikanin e frikshëm në “MGM Grand Arena”, duke vulosur një fitore me nokaut mbresëlënëse në raundin e shtatë përpara 16 mijë spektatorëve.
Kështu, pas meçit Fury i kërkoi Wilderi edhe një”luftë” të tretë, por a do të ndodhë kjo do të presim brenda këtij viti për konfirmimin zyrtar.
Ndërkaq, e veçanta gjithë kësaj është se Fury qysh në vitin 2013 e kishte paralajmëruar Wilderin se do ta mposhte. Postimi i tij në “Twitter” u bë viral, menjëherë pasi ai mposhti gjiganti amerikan.
Ky parashikim duket shumë i saktë tani.
Wilder sapo kishte regjistruar fitoren e 30-të të karrierës së tij profesionale, kundër Nicolai Firtha në New Jersey, kur Fury postoi atë tweet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.