Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton, pretendon se Tyson Fury i meriton të gjitha lëvdatat dhe e meriton të vlerësohet si boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda në planet.
Ish-kampioni i dyfishtë botëror, Ricky Hatton, beson se Tyson Fury është boksier më i mirë sesa bashkëkombësi tjetër i tij, Anthony Joshua, i cili së fundi i humbi titujt botërorë, transmeton Gazeta Express.
Hatton e ka shprehur mbështetjen e tij për kthimin e “Gypsy King-ut” dhe ai ishte në stadium për fitoren e fundit të Furyt në meçin kundër gjermanit Tom Schëarz në qershor.
Edhe një herë, Hattonit i kishte bërë përshtypje mënyra se si Fury kishte performuar atë natë kundër boksierit të pamposhtur më parë Schwarz, të cilin Fury e mposhti në rundin e dytë në Las Vegas.
“Nuk mund të kishte qenë më i mirë, po tregohem i sinqertë”, tha Hatton në një intervistë për talkSport.com.
“Ai nuk e mposhti një kampion bote, nuk e zgjodhi boksierit më të fortë në divizion, por ai e mposhti në boksier të klasit botëror, të pamposhtur më parë, në kategorinë e peshave të rënda, brenda dy rundeve”.
“Schwarz nuk arriti ta godasë as edhe një herë të vetme. Ai e ngriti nga toka dhe filloi ta rrahë sërish”.
“Tysoni është i njohur për aftësinë e tij për të boksuar, për mbrojtjen dhe lëvizjet e tij, por ju e patë edhe anën e keqe të cilin ai e ka brenda vetes gjithashtu”.
“Ai është përmirësuar që nga meçi kundër Wilderit, po bëhet më i mirë e më i mirë. Mendoj se ai e meriton të njihet si më i miri në kategorinë e peshave të rënda. Ai mund të mos i ketë titujt, por mendoj se kushdo që e ka parë do të thoshte se ai është më i miri për momentin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.