Tyson Fury këmbëngul se do ta mposhtë Deontay Wilderin në rimeçin mes tyre për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit, i cili pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Boksieri britanik Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas, të dielën në mëngjes.
Ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor, të cilin Fury ndien se e kishte fituar.
“Unë e kam rrahur atë një herë tashmë, prandaj do ta rrah përsëri”, tha Fury.
“Ai do të përballet me një Tyson Fury plotësisht të gatshëm dhe të freskët për meç. Do të jetë lufta më e madhe në botën e boksit”, shtoi Fury.
Për Fury kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim.
Promotori britanik i Fury, Frank Warren, ka thënë se Fury me shumë mundësi do ta zhvillojë një meç tjetër në shtator ose tetor, me gjasë në Nju Jork, para rimeçit kundër amerikanit Wilder.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.