Tyson Fury është një rrëfim motivues për secilin.
Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, gjiganti i pamposhtur, Tyson Fury, është një histori në vete.
Boksieri u kthye nga depresioni dhe varësia nga droga për t’u bërë kampion në boks, por ky mund të mos jetë rikthimi i tij më i madh.
Në një rrëfim të Paris Fury së fundmi zbulohet se si kampioni britanik ishte në gjendje të rëndë pas lindjes, pasi kishte lindur 7 javë para kohe.
“Ai ishte lindur shtatë javë më herët. Ai vdiq tri herë në inkubator. Ai ishte vërtetë i sëmurë, po; nëna e tij pati telashe të mëdha kur e kishte atë”, ka thënë gruaja e Fury, transmeton Periskopi.
Kjo është një nga historitë më të jashtëzakonshme të dëgjuara, por është thënë nga gruaja e Fury, gjatë kësaj jave për Rob Beckett dhe Josh Widdicombe, në kuadër të ‘Parenting Hell’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.