Tyson Fury është duke u përgatitur për t’u ndeshur sërish me Deontay Wilder në Las Vegas, por një ditë do të dëshironte të zhvillonte një meç në Old Trafford.
Heroi aktual në Teatrin e Ëndrrave është superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ndërsa kampioni i botës në boks ka bërë shaka duke thënë se qyteti nuk mund t’i përballojë dy superyje.
“Më kanë mbetur edhe dy ndeshje (në SHBA), por do të doja që ta ktheja një titull bote në Mançester”.
“Ka qenë ëndërr e përhershme e imja që të ndeshesha në Old Trafford. Meçi i fundit aty ishte ndërmjet Eubank dhe Benn në vitin 1993 dhe ishte madhështorë”.
“Jam shumë i gëzuar që Ronaldo është kthyer në Old Trafford, por ky qytet nuk është mjaftueshëm i madh për ne të dy!”.
“Po të jetoja unë në Mançester, do të ishte problem. Por, unë jam një orë larg në autostradë në Morecambe, ashtu që ai ka hapësirë të mjaftueshme”, ka thënë Fury për The Sun, transmeton Telegrafi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.