×
  • Sport
  • Sport

    Fury pasi e mposhti Wilderin: Mbreti është kthyer në maje të fronit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 7:52

    Tyson Fury e ka mposhtur Deontay Wilderin me nokaut teknik në raundin e shtatë dhe kështu tani është kampion i ri i peshave të rënda në divizionin WBC


    Boksieri britanik e shkatërroi Wilderin gjatë shtatë raundeve, ku në të tretin dhe të pestin e rrëzoi, derisa në të shtatin gjyqtari e ndali meçin, shkruan Reporteri.net

    Pas meçit Fury e përgëzoi Wilderin duke thënë se tregoi zemrën e kampionit, ndërsa për veten tha se mbreti është kthyer në maje të fronit.


    “Dua t’i duartrokas Deontay Wilderit. Ai tregoi zemrën e një kampioni. E godita me një të djathtë të pastër dhe ai u ngrit sërish. Ai është luftëtar, do të kthehet prapë dhe do të bëhet përsëri kampion,” ka thënë Fury.

    “Por, më duhet të them se mbreti është kthyer në krye të fronit,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!