Tyson Fury ka thënë se nëse do të ndodhte një përballje në të ardhmen me Anthony Joshuan, ajo do të zhvillohej vetëm në Las Vegas, vend i cili njihet ndryshe edhe si ‘Qyteti i Mëkateve’
Eddie Hearn, promotori i Joshuas ka thënë se një meç ndërmjet Furyt dhe klientit të tij mund të zhvillohet në Arabinë Saudite, pasi ‘Gipsy King’ nuk dëshiron që të luftojë në Britaninë e Madhe, shkruan Reporteri.net
Por, është vetë Fury, ai i cili ka bërë të ditur se një meç i tillë do të ndodhë vetëm në Las Vegas dhe askund tjetër.
“Më dëgjoni mirë, ai meç do të ndodhë vetëm e vetëm në Las Vegas. Do të jetë në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Fury.
“Unë dua të përballem me Wilderin e me Joshuan dhe ta shoh Wilderin kundër Joshuas. Nuk ka lojtarë të tjerë. Unë jam ai që erdhi në Amerikë dhe triumfova atje. Joshua erdhi dhe u mposht nga një trashaluq i vogël”.
“Në rimeç, ai ikte nga një trashaluq i vogël sikur të ishte dele gjatë natës. Ai ikte. Mua mu duk e turpshme”
Ndryshe, Fury më 22 shkurt do të përballet përsëri me Wilderin, derisa meçi i parë mes tyre kishte përfunduar me barazim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.