×
  • Sport
  • Sport

    Fury-Whyte: Mësohet data e luftës për titullin e botës në kategorinë e rëndë

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 11:01

    Tyson Fury dhe Dillian Whyte pritet të luftojnë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në mes të muajit prill.

    Lufta e Tyson Fury me Dillian Whyte për titull në kategorinë e rëndë në WBC u konfirmua më në fund të premten.

    Oferta e promotorëve të Furyt Frank, Warren dhe Bob Arum, prej 31 milionë funte fitoi në ankandin për organizimin e këtij meçi, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte.

    Ky do të jetë meçi i parë i kampionit britanik që prej trilogjisë me Deontay Wilder në tetor.

    Sipas mediave britanike, lufta mes Fury dhe Whyte është caktuar për 23 prill.

    Raportohet se për datën dhe vendin e luftës do të njoftohet gjatë kësaj jave.

    Kjo do të jetë hera e parë qe Whyte lufton për titullin e botës kundër të pamposhturit Fury

    Fury do t’i fitojë 24 milionë funte, ndërsa Whyte vetëm 6 milionë funte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!