Futbolli bolivian është në zi. Arbitri Víctor Hugo Hurtado ndërroi jetë pasi i ra të fikët gjatë ndeshjes Always Ready-Oriente Petrolero, e vlefshme për kategorinë e parë të Bolivisë.
Në minutën e 54-t të ndeshjes, arbitri nisi të lëkundej dhe u rrëzua në tokë. Menjëherë iu dha ndihma e parë mjekësore në fushë dhe u largua me ambulancë, por nuk arriti dot të shpëtonte.
Shkaqet e vdekjes po hetohen, por, sipas shtypit bolivian, 32-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt.
Vdekja e arbitrit ka rikthyer debatin për veprimtaritë sportive që zhvillohen në lartësi të mëdha.
Always Ready i luan ndeshjet e tij pranë La Paz-it, në një lartësi 4150 metra mbi nivelin e detit. Shumë mjekë nuk e këshillojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive pa u përshtatur më parë për një farë kohe me kushtet e reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.