×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e Kosovës e përjetojnë rëndë humbjen nga Maqedonia e Veriut

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 22:53

    Kombëtarja e Kosovës humbi gjasat për një kualifikim në Kampionatin Evropian pasi u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen që u zhvillua në Shkup


    Futbollistët e Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë humbje, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tyre, shkruan Reporteri.net

    Arbër Zeneli, Florent Hadërgjonaj e Valon Berisha nga emocionet kanë filluar edhe të qajnë.

    Kjo humbje do të thotë që tani Kosova nuk ka asnjë gjasë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet verën e ardhshme.

    Maqedonia në finale të play-offit do të luajë me Gjeorgjinë dhe nëse e fiton këtë ndeshje do të kualifikohen në Kampionatin Evropian. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!