Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja.
Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha evropiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara.
Futbollisti afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri.
Ai ka kënduar para skuadrës kuksiane këngën e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”, me “pronar” Gëzim Nikën.
Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celularë. /Telesport
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.