Andy Carroll, futbollist i famshëm anglez i cili ka luajtur me Liverpool dhe përfaqësuesen angleze, është bërë protagonisti kryesor i tabloidëve, pasi është fotografuar në shtrat me një vajzë bjonde, dy javë para martesës së tij.
Fotoja e 33-vjeçarit është bërë virale dhe miqtë e tij kanë thënë për “The Sun” se është “një situatë shumë e sikletshme, duke marrë parasysh se po i afron dasma”.
Bjondja në foto, 27-vjeçarja Taylor Jane Wilkey, i tha tabloidit britanik se nuk ishte ndonjë gjë e madhe: “Foton e bëmë për shaka. Nuk fjeta me të, isha bashkë me një shoqen time në dhomën e tij. Vumë muzikë dhe atë e zuri gjumi direkt, pasi ishte i lodhur. Foton e bëra për shaka, nuk ndodhi asgjë seksuale”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.