×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i njohur pensionohet sot në ndeshjen Kosovë-Çeki, FFK organizon ceremoni lamtumirëse

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 14:32

    Futbollisti kosovar, Enis Alushi ka paralajmëruar se do t’i jap fund sot karrierës në një ditë të veçantë për Kombëtaren, e cila zhvillon ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian kundër Çekisë.


    Dhe pikërisht në këtë ndeshje, FFK ka organizuar një ceremoni lamtumirëse në nder të Alushit.

    “Kjo ndeshje do të jetë mjaft emocionuese dhe pres fitore. I falënderoj të gjithë që sot më dhanë mundësin t’i jap fund karrierës time si futbollist në “Fadil Vokrri”.

    “Më herët i kemi pasur kushtet e vështira te Kosova për përgatitje, tashmë më gëzon fakti që gjeneratat e reja kanë këto kushte në këtë stadium”, tha Alushi për supersport.

    Duhet cekur se Alushi ka bërë 10 paraqitje për Kombëtaren kosovare, derisa në disa prej tyre ka qenë edhe kapiten. /Periskopi.com/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!