×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i shpëton zjarrit në hotel duke u varur me çarçaf nga kati i 11-të

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 9:12

    Duken si imazhe të marra nga një film: një burrë i varur jashtë ballkonit në katin e njëmbëdhjetë të një hoteli pret që të vijnë zjarrfikësit për ta shpëtuar nga një zjarr.


    Por ngjarja është e vërtetë dhe i ka ndodhur një lojtari të Rentistas, Francisco Duarte, në një hotel në qendër të Buenos Aires.

    Për të shpëtuar, ai është varur jashtë ballkonit më një çarçaf dhe ka qëndruar aty për gjysmë ore, në pritje të ndihmës.

    Rentistas, skuadër uruguaiane, do të përballet me Racing në sfidën e fundit të fazës me grupe të Copa Libertadores.

    Ndër të tjera, Duarte as nuk luan dot pasi ka rezultuar pozitiv me coronavirus pasi ka mbërritur në Argjentinë.

    Lojtari është shtruar në spital për disa kontrolle, por është jashtë rrezikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!