×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Southamptonit shënoi një gol alla Messi sot, i bëri ‘helaq’ 3-4 mbrojtës për këtë ‘magji’

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 19:12

    Nuk u bë shumë bujë e madhe nëpër media, pasi që ai nuk është ndonjë Cristiano Ronaldo apo Leo Mesi, por Moussa Djenepo i Southamptonit ka shënuar një supergol këtë të shtunë.


    Southamptoni mposhti minimalisht Sheffield Unitedin 1-0 me golin e vetëm të Moussa Djenepos i cili shënoi një gol briliant për t’ia siguruar tre pikët ekipit të tij, shkruan Reporteri.net

    Djenepo shënoi pas një veprimi individual, fillimisht duke hequr nga shpina një futbollist i cili po të ndalej loja do të ndëshkohej me karton të verdhë, e më pas duke kaluar edhe dy të tjerë dhe në fund të godiste për një supergol.

    Ky ishte goli briliant i Djenepos që ia siguroi tre pikët Southamptonit:

    Me këtë fitore, Southampton grumbullon tashmë 7 pikë dhe gjendet në pozitën e 10-të të tabeles së Premierligë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!