×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Superligës e fyen keq Vjosa Osmanin: S’je per asgje moj ingj’ja me minivall

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 12:48

    Futbollisti i klubit të Superligës, Ferizaj, Taulant Dajaku e ka shfryer keq mllefin e tij për deklaratën e kandidates për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmanit lidhur me top 3 figurat kombëtare.


    Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në një emision ku veç të tjerash ka folur edhe për figurat e shquara kombëtare dhe për sportin, shkruan Reporteri.net

    Në top treshe të figurave kombëtare nuk i zë vend edhe emri i heroit legjendar, Adem Jashari.

    Për këtë ka reaguar edhe futbollisti i Ferizajit, Taulant Dajaku.

    Ai e ka kritikuar Osmanin për faktin se kjo e fundit nuk e vlerëson veprën dhe heroizmin e Adem Jasharit.

    Ky është postimi i tij:

    “Nese ne top 3 figurat me te ndritshme kombtare s’te ze vend Adem Jashari mund te pretendosh ckado po s’je per asgje moj ingj’ja me minivall’ P.s …Luta edhe mban vath ne cice problemi i tij,po ti moj ingje’ vathin ne ke ngjit dhe t’eshte ba’ si cica e padronit’ tand e …(ska t’bej me seksizem por me neveri per nje fyerje si kjo e sontmja)”, ka shkruar Dajaku në Facebook.

    Kujtojmë se Osmani e ka përmendur edhe planin për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar nga zona e Drenasit në Prishtinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!