×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Superligës së Kosovës ftohet nga Alain Giresse

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 12:51

    Mbrojtësi skuadrës së KF Ballkanit, Lumbardh Dellova është bashkuar me Kombëtaren e Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Dellova është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse pasi Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.

    Dellova është bashkuar me Ballkanin në janar nga Hajduku i Splitit, ndërsa sezonin e kaluar ishte bërë kampion me Prishtinën.

    Vlen të përmendet se është hera e parë që ftohet nga Kosova A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Kosovës.

    Njoftimi i FFK-së:

    “22 mars, 2022 – Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore. Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!