Futbollisti i Llapit, Festim Alidema, së shpejti do të prezantohet tek skuadra e tij e re në Kroaci.
Para transferimit të yllit kosovar në Kroaci, skuadra e Llapit është kujdesur që të lëshoj një njoftim për tifozët e skuadrës dhe lojtarit.
Llapjanët kanë njoftuar se sot tifozët mund të përshëndeten me lojtarin në seancën e tij të fundit stërvitore me Llapin, para udhëtimit drejt Kroacisë.
Përshëndetja e tifozëve me lojtarin mund të bëhet në stërvitjen e pasdites (18:00).
Më poshtë reporteri.net ua përcjell njoftimin e plotë të KF Llapi.
Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites(ora 18:00), pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re.
Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane!/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.