Ish-lojtari i kombëtares holandeze dhe ish-futbollisti, Fernando Riksen po lufton me një sëmundje të rëndë neurologjike të quajtur ALS, dhe ndërsa ditët kalojnë situata për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë, transmeton Reporteri.net.
Rixen luajti për Fortune, AZ, Rangers dhe Zenit gjatë karrierës së tij si dhe për kombëtaren e Holandës luajti 12 ndeshje. Ai përfundoi karrierën e tij në vitin 2013, pasi u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë.
Një vit më vonë ai publikoi autobiografinë e tij dhe u bë fytyra zyrtare në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse.
Ai u diagnostikua me këtë sëmundje në shtator të vitit 2013, dhe në fillim tha se ndihej mirë dhe se ngadalë po mësohej ta përballonte. Gjendja e tij tani është kritike dhe ditët i ka të numëruara.
I lidhur për aparatit që e mban në jetë ai në spital festoi ditëlindjen e vajzës së tij 7-vjeçare.
Gruaja e tij Veronika, kapi pamjet e momentit të mrekullueshëm kur vajza e tyre, Isabelle, u hodh në përqafimin e babait dhe i uroi një ditëlindje të lumtur. /Reporteri.net
https://www.instagram.com/p/By28OALI5wV/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.