×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti që po vdes, në spital ia feston mbase për herë të fundit ditëlindjen vajzës së tij

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 9:52

    Ish-lojtari i kombëtares holandeze dhe ish-futbollisti, Fernando Riksen po lufton me një sëmundje të rëndë neurologjike të quajtur ALS, dhe ndërsa ditët kalojnë situata për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë, transmeton Reporteri.net.


    Rixen luajti për Fortune, AZ, Rangers dhe Zenit  gjatë karrierës së tij si dhe për kombëtaren e Holandës luajti 12 ndeshje. Ai përfundoi karrierën e tij në vitin 2013, pasi u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë.

    Një vit më vonë ai publikoi ​​autobiografinë e tij dhe u bë fytyra zyrtare në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

    Ai u diagnostikua me këtë sëmundje në shtator të vitit 2013, dhe në fillim tha se ndihej mirë dhe se ngadalë po mësohej ta përballonte.  Gjendja e tij tani është kritike dhe ditët i ka të numëruara.

    I lidhur për aparatit që e mban në jetë ai në spital festoi ditëlindjen e vajzës së tij 7-vjeçare.

    Gruaja e tij Veronika, kapi pamjet e momentit të mrekullueshëm kur vajza e tyre, Isabelle, u hodh në përqafimin e babait dhe i uroi një ditëlindje të lumtur.  /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/By28OALI5wV/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!