Shqipëria u godit nga një tërmet në mëngjesin e së martës , dëshmitarë ishin serbët që jetonin në vend, përfshirë futbollistin e Laçit Aleksandar Ignjatovic.
Ish-mbrojtësi i Nishit dhe Novi Pazar, Ignjatovic ishte në Tiranë gjatë kohës kur ndodhi tërmeti dhe i mbijetoi dramës së vërtetë, shkruan Reporteri.net.
“Kam kaluar një natë të tmerrshme, pas derbit që luajtëm kundër Partizanit në Elbasan. Gjatë javëve të fundit ka pasur tërmete të vogla, por asgjë si natën e kaluar. E gjitha ndodhi në kohën më të keqe të mundshme, të gjithë ishin në gjumë, rreth orës katër pas mesnate. U zgjova nga një tronditje e fortë, u largova menjëherë nga shtrati”, deklaroi për Blic.rs, futbollisti serb.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.