×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar, në listën e ngushtë të Real Madridit

    Reporteri
    29 Korrik 2022 | 12:53

    Armando Broja raportohet se ka përfunduar në radarin e Real Madridit.

    Sulmuesi shqiptar e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Southampton. Ai regjistroi paraqitje të mira, teksa tregoi se ka potencial të vërtetë.

    E ardhmja e tij vazhdon të jetë shumë e përfolur, teksa lidhet me një largim nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere.

    “AS” ka raportuar këtë të premte se 20-vjeçari është në listën e objektivave të Real Madridit.

    Sipas mediumit spanjoll, “Los Blancos” po synojnë transferimin e një sulmuesi të ri, pasi sulmuesi kryesor dhe kapiteni i skuadrës, Karim Benzema, po shkon drejt viteve të fundit të karrierës.

    Megjithatë, Broja nuk është i vetmi në listën e objektivave të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

    Në raportimin e “AS” janë përmendur edhe Okafor, Sesko, Simic, Brobbey, Kaladzjic, Rutter dhe Burkardt. /express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!