×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar vendos një rekord të zi në Bundesliga

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 18:56

    Sezoni zhgënjyes i Padërbornit në Bundesligën gjermane po ndikon psikologjikisht dhe te mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula.


    Pas një ndërhyrje jokorrekte në minutën e 61-ë, gjyqtarja kryesore e takimit Bibiana Steinhaus nxori nga xhepi kartonin e verdhë për 30-vjeçarin.

    Me këtë karton, Gjasula vendos një rekord të ri në kampionatin gjerman si lojtari që është zverdhur më shumë herë në 27 ndeshjet e para në një sezon të Bundesligës (14 herë).

    Ky rekord mbahej prej sezonit 1998-1999 prej Tomash Hajto, 12 kartona pas 27 takimeve të para në Bundesligë.

    Me barazimin e sotëm 1-1 kundër Hofenhaimit, Padërborni vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit të kampionatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!