×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistit ia zënë rrugën pulat, i ndjek shqelma dhe e mbyt njërën – Gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 18:19

    Një ngjarje interesante ka ndodhur në Kroaci gjatë një ndeshje futbollit të nivelit gjysmëprofesional ndërmjet skuadrave të NK Jelengradit dhe Jasenovacit


    Ivan Gazdek ishte duke luajtur një ndeshje futbolli në Kroaci kur disa pula kishin hyrë në fushë dhe ky vendosi që t’i shqelmonte ato, njërën e mbyti dhe e gjuajti jashtë stadiumit, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi lojtarin me karton të kuq, shkruan Reporteri.net

    Në videon e publikuar sot shihet Gazdek duke i zemëruar duke i ndjekur pulat dhunshëm, ku njërën edhe e mbyti.

    Futbollisti 23 vjeçar tregoi edhe arsyen pse i ndoqi pulat dhe e mbyti njërën nga to.

    “Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurt në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalej. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike”, ka thënë Gazdek pas ndeshjes.

    Ivan Gazdek, 23, was shown a straight red card during a semi-professional football match in Croatia at the weekend for kicking a chicken to death after it ran on the pitch
    “Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”.

    Video shows Gazdek hurling the chicken over a fence before the referee showed him a straight red card for 'unsportsmanlike conduct'
    Gazdek ka thënë se pronarja e pulave nuk e ka kritikaur atë, por ai ia dërgoi asaj një kërkim falje së bashku me një pulë të re.

    Klubi i Gazdek nuk ka vendosur që ta dënojë lojtarin pas këtij gjesti që ka bërë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!