Pasi u bë futbollistja e parë e transferuar në ekipin e vajzave të Real Madridit, që sapo është krijuar, mesfushorja Kosovare Asllani i ka falënderuar tifozët e klubit madrilen për mbështetjen që ia kanë dhënë asaj.
Futbollistja e Suedisë, me prejardhje nga Kosova, iu bashkua të enjten edhe zyrtarisht klubit më të ri të grave në Spanjë, Real Madridit, duke u bërë blerja e parë në histori të të bardhave, shkruan Gazeta Express.
“Faleminderit madridistë për mbështetjen tuaj. Shihemi së shpejti”, shkroi Asllani në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/B0HILYkIYP6/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.