×
  • Sport
  • Sport

    Gafë te skuadra turke, prezanton sulmuesin e gabuar

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 18:06

    Na ka ndodhur shpesh që t’i ngatërrojnë lojtarët për shkak të ngjashmërive apo mbiemrit në shpinë.


    Por që një gjë e tillë do të bënte xhiron e botës ishte e paparashikueshme. Në fakt, një ngatërresë e tillë është bërë gjatë kësaj merkato verore dhe protagonist është bërë klubi i Superligës turke, Menemenspor.

    Skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit turk kishte shënjestruar sulmuesin e Salernitana, Lamin Jallow, por firmosi me një Jalloë tjetër.

    Përveçse mbiemrit,
    Alfa Jallow kishte edhe disa të përbashkëta të tjera, futbollistë dhe …ganez. Por ndryshe nga Lamin që aktivizohej në Seria B italiane, Alfa ishte pjesë e GD Alcochetense në kategorinë e tretë portugeze.

    Pikërisht, fakti që kërkohej nga një skuadër e elitës në Europë bëri që negociatat të mbylleshin shumë shpejt.

    Por, kur Menemenspor e kuptoi, diçka të cilën e identifikoi pas testeve mjekësore dhe prezantimit prishi kontratën e nënshkruar me Alfa Jallow.

    Ndërkohë, Lamin Jallow është në Itali, ku klubi i tij, Salernitana është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, ndërsa Alpha vazhdon të kërkojë për një ekip të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!