×
  • Sport
  • Sport

    Galatasaray arrin marrëveshje për transferimin e Milot Rashicës, zbulohen të gjitha detajet

    Reporteri
    08 Korrik 2023 | 14:24

    Galatasaray raportohet se do të blejë përfundimisht kartonin e Milot Rashicës.

    Reprezentuesi i Kosovës e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City.

    Galatasaray u shpall kampion në Superligën e Turqisë, teksa Rashica ia doli të lë gjurmë dhe kjo duket të jetë arsyeja pse klubi insistoi për transferimin e tij.

    27-vjeçari regjistroi 30 paraqitje zyrtare, 23 prej të cilave ishte në formacionin e titullarëve.

    Ai luajti për 1950 minuta në total, teksa kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime.

    Sipas gazetarit nga “Millyet”, Nevzat Dindar, Galatasaray tashmë ka siguruar shërbimet e vushtrriasit.

    Klubi nga Stambolli thuhet se do t’i paguajë 7 milionë euro Norwichit për këtë transferim.

    Milot Rashica do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, teksa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro.

    Zyrtarizimi i sulmuesit të Kosovës te Galatasaray besohet se do të bëhet së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!