×
  • Sport
  • Sport

    Galliani flet për rikthimin e Ibras në Milan

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 12:22

    Adriano Galliani pretendon se kthimi i Zlatan Ibrahimovicit në Milan do të ishte një transferim romantik, i ngjashëm me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Itali.


    Suedezi Zlatan Ibrahimovic është përfolur për një kthim në klubin kuqezi që kur u largua në vitin 2012, ndërsa këto spekulime u intensifikuan gjatë kohës së fundit, pasi që futbollisti do të jetë i lirë në fund të muajit.

    Duke folur për Rai Sport, Galliani – i cili e kishte transferuar sulmuesin në Milan në vitin 2010 – e pranoi se do t’i pëlqente ta shihte sërish suedezin në San Siro.

    “Do të ishte romantike nëse ai do të kthehej. Por unë e kam një rregull tani, nuk flas për klubet me të cilat nuk jam i përfshirë më. Tani jam vetëm tifoz i Milanit”, ka thënë Galliani.

    “Megjithatë, ardhja e tij do ta pasuronte futbollin italian, ngjashëm me atë që ndodhi kur Cristiano Ronaldo erdhi në Itali”.

    Edhe Bologna dhe Napoli janë përfolur për transferimin e Ibrahimovicit, përkundër që ai është 38-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!