×
  • Sport
  • Sport

    Gara me kerre në Florida, Newman pëson aksident të tmerrshëm dhe përfundon në spital

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 18:09

    Ryan Newman është në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetë në spital, pas aksidentit me makinë në rrethin e fundit të garës Daytona 500 në Florida.


    Amerikani 42-vjeçar po e udhëhiqte garën kur makina e tij u përthur nga prapa dhe u përplas për murit mbrojtës duke u sjell, para se të rrokullisej dhe të goditej nga një makinë tjetër, transmeton Gazeta Express.

    Gara e cila nisi me komandën e presidentit amerikan Donald Trump të dielën, u shty për të hënën për shkak të shiut.

    “Lutem për Ryan Newman, ngasës i madh dhe trim i Nascar”, shkroi Trump në Twitter.

    Daytona 500 është gara më e madhe e sezonit e National Association for Stock Car Auto Racing (Nascar).

    “Ai është në gjendje të rëndë, por doktorët tregojnë se lëndimet e tij nuk ia rrezikojnë jetën”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!