×
  • Sport
  • Sport

    Gara për hat-trick, cili është lojtari që realizoi më shumë, Messi apo Ronaldo?

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 12:28

    Cristiano Ronaldo ia ka dhuruar një fitore mjaft me rëndësi skuadrës së Manchester United dje, përcjell Reporteri.net.

    Kjo pasiqë lojtari portugez shënoi hat-trickun e tij të dytë kundër Norwich që nga kthimi në Manchester United, ku goli i tij i tretë nga goditja e lirë i dha fitoren Djajëve të Kuq.

    E, për Ronaldon ky ishte het-triku i 60-të në karrierë ndërse ishte i treti me Djajtë e Kuq.

    Ronaldo shënoi tre gola në një ndeshje për Djajtë e Kuq ishte më 12 mars 2022, kundër Tottenham Hotspur.

    Vlen të përmendet se ylli portugez 44 hat-trickë për Real Madridin, tre për Juventusin dhe 10 herë për Portugalinë.

    Veç Ronaldos edhe Lionel Messika shënuar 54 hat-trick në karrierën e tij deri më tani.

    Messi dhe Ronaldo janë lojtarët e vetëm në histori që kanë shënuar më shumë se 50 hat-trick në karrierën e tyre.

    E, ata ndiqen nga Robert Lewandowski dhe Luis Suarez të cilët kanë shënuar afërsisht 50 het trikë bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!