×
  • Sport
  • Sport

    Gara për Topin e Artë: Pse Van Dijk favorit e jo Messi

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 20:48

    Eliminimi i Argjentinës nga Kupa e Amerikës mes polemikave për gjykimin e diskutueshëm ndaj Brazilit, do të japë me të gjitha gjasat efekt edhe në dhënien e çmimeve individuale.


    Gara për Topin e Artë e cila dukej një sprint dyshe mes Lionel Messit dhe Virgil Van Dijk, tani ka favorit këtë të fundit në kuotat e shpërndara.

    Nga një koeficent 1.9 që kishte para sfidës në Kupën e Amerikës, Lionel Messi tani ka rrëshqitur në vendin e dytë. Më i vlerësuari aktualisht është mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk.

    Autor i një sezoni fantastik me fanelën e reds që kulmoi me suksesin në Ligën e Kampionëve, futbollisti që është kthyer në një digë të pakalueshme tani është favorit, tranmseton tch.

    Van Dijk duhet ende të zhvillojë 3 finale të tjera këtë vit, me Superkupën e Europës ndaj Chelseat dhe botërorin e klubeve si synimet kryesore por edhe pa këto trofe, holandezi mbetet në majën e preferencave.

    Fabio Canavaro ishte mbrojtësi i fundit që fitoi Topin e Artë, por tani me lojën në fushë Van Dijk do ta rikthejë vlerësimin individual në këtë rol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!