Lirika Deva dhe Elena Hoxha fitojnë medalje në garën ndërkombëtare të FIS-it “Uludag 2020”.
Skitaret tona, Lirika Deva dhe Elena Hoxha, kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për grupmosha të reja në Uludag të Turqisë, përcjellë Reporteri.net.
Deva fitoi medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën në grupmoshën U-14, disiplina sllallom.
Lirika pati kohën 1:18.88 sekonda nga të dyja lëshimet, ndërsa Elena pëfundoi me kohë 1:22.43 sekonda.
Në këtë grupmoshë, Enxhi Sefaj doli e shtata me kohë 1:24.64. Pjesëmarrës ishin 17 garuese.
Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.
Në konkurrencën e meshkujve (U-16), Dren Spahiu doli i dhjeti nga 16 garues, kurse Klos Vokshi në U14 ishte i pafat, pasi doli nga shtegu.
Nesër vazhdojnë garat në sllallom të madh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.