Chelsea do të duhet të garojë me Manchester Unitedin për transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, gjatë afatit kalimtar veror.
Francezi ishte i lidhur me kalimin te “Blutë” gjatë tërë vitit të kaluar, por skuadra angleze nuk arriti marrëveshje me Sevillan në vlerën e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Skuadra spanjolle nuk është gati ta lejojë futbollistin të largohet në janar, por nga ana tjetër do e shesin në verë, nëse i plotësohen kërkesat nga klubet e interesuara.
Man United raportohet se është në pozitë të fortë, me futbollistin që ka klauzolë lirimi me vlerë 69 milionë funte.
Sidoqoftë, “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea vazhdon të vëzhgojë situatën e francezit dhe do rikthejnë interesimin nëse Antonio Rudiger largohet nga klubi.
Rudiger pritet t’i bashkohet Real Madridit, andaj Chelsea me patjetër duhet të sjellë një qendërmbrojtës në skuadër.
Kounde vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç te Sevilla, ku këtë edicion ka zhvilluar 19 paraqitje në të gjitha garat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.