×
  • Sport
  • -->
    Sport

    “Gati për të dhënë gjithçka për kombin”, Jasir Asani nuk i trembet grupit të vështirë të Evropianit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 23:29

    Futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani ka komentuar grupin me të cilin do të përballet Shqipëria  gjatë kampionatit evropian në Gjermani.

    “Gati për të dhënë gjithçka për Kombin.Për ty Shqipëri, se je më e mira”, ka shkruar Asani.

    Në Hamburg të Gjermanisë sot u bë tërheqja e shortit për fazën e grupeve për Kampionatin Evropian.

    Të besuarit e Sylvinhos janë pozicionuar në grupin B aty ku bënë pjesë Spanja, Kroacia dhe Italia.

    Orari i ndeshjeve të Shqipërisë në kuadër të grupit B të “Euro 2024”:

    15 qershor: Italia – Shqiperia, Dortmund;
    19 qershor: Kroacia – Shqiperia, Hamburg;
    24 qershor: Shqiperia – Spanja, Düsseldorf.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!