×
  • Sport
  • Sport

    Gattuso: Do të shkojmë në Barçë me helmeta e parzmore

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 11:40

    Sulmuesi polak Robert Lewandowski e barazoi një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve, me golin e shënuar në fitoren e Bayern Munichut kundër Chelseat në “Stamford Bridge”.


    Robert Lewandowski kontribuoi me një gol dhe dy asiste në fitoren me rezultat 3:0 të kampionit në fuqi të Gjermanisë kundër Chelseat, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

    Sulmuesi i Bayernit kombinoi me Serge Gnabryn për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes dhe për ta kaluar Bayernin në epërsi 2:0 brenda tre minutash, para se një harkim mbresëlënës nga Alphonso Davies bëri që polaku të shënojë në fitoren bindëse në Stamford Bridge.

    Lewandowski tani i ka 11 gola të shënuara në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, rekordi i tij më i mirë në një sezon të vetëm.

    Ai gjithashtu arriti ta barazojë rekordin e Ronaldos prej nëntë golave të shënuara si mysafir në një sezon të Ligës së Kampionëve – rekord ky të cilin Ronaldo e kishte vendosur në sezonin 2013/14.

    Para këtij goli të mbrëmshëm, ylli polak kishte shkuar 673 minuta lojë pa shënuar gol në ndeshjet e fazave eliminatore të sezoneve të kaluarave të Ligës së Kampionëve.

    Fitorja e Bayernit bën që lideri i Bundesligës t’ia ketë shënuar tri ose më shumë gola katër herë klubeve angleze si mysafir në Ligën e Kampionëve që nga viti 2013 – dy herë Arsenalit, Tottenhamit dhe tani Chelseat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!