×
  • Sport
  • Sport

    Gattuso nervozohet keq me Rrahmanin, kamerat kapin momentin kur ia “prish” fytyrën

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 20:49

    Atalanta sonte (e diele) mposhti Napolin me rezultat bindës 4 – 2.


    Në këtë ndeshje nga minuta e parë ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

    Edhe pse kishte mundësi ta zëvendësonte, njësoi si secilin lojtar, trajneri Gennaro Gattuso e la të zhvillonte ndeshjen e plotë.

    Mirëpo, në fundin e ndeshjes, kamerat kanë kapur momentin, kur Gattuso ia ‘prish’ fytyrën Rrahmanit.

     

    Disa media italiane, raportojnë se tekniku italian më pas e përqafoi kosovarin, derisa shumica e mediave të tjera e shohin si akt skandaloz.

    Por, në një video nga ESPN, shihet qartë se Gattuso më pas përqafoi yllin e Kosovës, duke konfirmuar se dyshja kanë raporte të mira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!