×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta e madhe spanjolle: Në Kosovë ekipin e Spanjës do ta presë një mjedis armiqësor

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 14:48

    Mediumi i madh sportiv spanjoll, AS ka bërë një artikull për ndeshjen që Spanja e zhvillon ndaj Kosovës në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.


    Aty shkruhet se në Kosovë ekipin e Spanjës do t’i presë një mjedis armiqësor dhe se nuk do ta kenë një qëndrim të këndshëm atje.

    Tutje, mediumi përmend raportet e mira të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe thonë se Federata e Spanjës kishte harruar të përmendte Kosovën si ekip që do duhej të shmangje në short.

    Kështu shkruan media spanjolle:

    “Spanja nuk do ta ketë një qëndrim të këndshëm në Kosovë. Vendi ynë është i vetmi në Bashkimin Evropian që nuk i pranon pasaportat kosovare për të marrë vizën për zonën Schengen. Fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina nuk e pranojnë të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, por Shtetet e Bashkuara po, të cilat kanë bazën më të madhe ushtarake në Evropë në territorin e tyre. Gatishmëria për t’i pranuar refugjatët afganë ka forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, që është më e rëndësishme për ta sesa fakti se janë ende edhe 90 shtete nga 193 anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës nga Serbia, e cila e cilëson si ‘provincë autonome të Kosovës e Metohisë’. Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas një konflikti të armatosur në fund të shekullit të kaluar. Përveç asaj që Spanja refuzon t’i njohë ata si shtet, në Kosovë iu pengon që mediat iu referohen atyre si Federata e Kosovës. Përderisa Spanja dëshiron ta lërë këtë çështjen aty ku është, një ndeshje futbolli, Kosova dëshiron të krijojë një situatë që të tërheq vëmendjen e të gjithë atyre që e mohojnë atë”, shkruhej ndër tjera në artikullin e AS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!