×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta sportive e Spanjës tallet me lojtarët e Kosovës: Fituam pa u lodhur

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 23:17

    Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja.


    Pas fitores ndaj Kosovës, mediet në Spanjë, përkatësisht prestigjiozja, Marca e ka quajtur fitoren e spanjollëve si një triumf pa mund.

    “Spanja mposht Kosovën pa u munduar (lehtazi)”.

    Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

    Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

    E Kosova kundër Spanjës shënoi një gol të bukur nëpërmjet Besar Halimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!