Dominique Metzger është një gazetare argjentinase që mbulon Kupën e Botës në Katar.
Gazetares argjentinase Domique Metzger iu vjedh kuleta gjatë kohës kur po raportonte për Kupën e Botës në Katar.
Teksa po intervistonte fansat, dikush arriti t’i nxirrte kuletën nga çanta. Ajo e kuptoi se e kishin vjedhur pak më vonë, kur donte të blinte ujë në një dyqan.
Ajo u trondit, por i kërkoi kameramanit të saj të ndizte kamerën dhe telefonoi programin televiziv TN dhe tregoi se çfarë ndodhi.
“E kam denoncuar rastin dhe më kanë çuar menjëherë te disa persona që dinë gjuhën angleze, më kanë thënë të qëndroj e qetë dhe do ta zgjidhin rastin shpejt. Më pas më thanë se duhet të jap deklaratë tek policia, por aty ndodhi një moment i çuditshëm. Më pyetën se si dua të dënohet ai që më ka grabitur. Më shpjeguan se kanë kamera kudo dhe se do ta gjejnë autorin”, tha Metzger dhe vazhdoi:
“Nuk e kuptova pyetjen e tyre, i kërkova ta përsërisnin dhe policja më pyeti nëse doja që autori të dënohej me pesë vjet burg apo të dëbohej nga Katari. Mendova se nuk e kuptova. Pastaj ajo ma përsëriti pyetjen dhe më tha se unë si e dëmtuar mund të vendos për dënimin e autorit dhe se mund të zgjedh nëse do ta fus në burg për pesë vjet apo do ta dëboj. Përgjigja ime ishte se nuk dua të vihem në një pozitë të tillë, pasi nuk mund të vendosi për këto çështje, ngase nuk jam gjykatës”.
Në pjesën e fundit të deklaratës së saj, Dominique tha:
“Isha shumë e befasuar. E dija se kishte dallime kulturore, por nuk e kisha idenë se funksiononte kështu. Thjesht i thashë se doja gjërat e mia, ata morën deklaratën time, e përkthyen atë në arabisht dhe më kërkuan ta firmosja”. /Reporteri.net
Tras el robo de su billetera en plena cobertura del Mundial Qatar 2022, la periodista Dominique Metzger contó que la Policía le aseguró que iba a recuperar sus documentos y le preguntó qué pena prefería para el ladrón.
¿Que haríamos en su lugar?..??@todonoticias (IG) pic.twitter.com/2lzmL8Sljn
— Luces y estrellas (@estreyaystar) November 19, 2022