×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari francez: Isha në Dortmund, por zemra mbetet të Drita

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 14:40

    Derbi i Superligës në mes Dritës dhe Gjilanit tani më nuk është vetëm një derbi qyteti, e as rajoni, por derbi që kalon kufijtë evropian.


    Media franceze “So Foot” me një përshkrim ka treguar se ky derbi është një nga më të çmendurit në botë, duke e shkruar:

    “Harrojeni derbin Galatasaray – Fenerbaçe ose Boca Juniors – River Plate, derbi më i flaktë në planet u luajt në Kosovë”.

    Dhe në të vërtet kështu ishte, pasi “Intelektualët” dhe “Skifterat” dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit.

    Në fund ndeshja u fitua nga Drita, ndërsa “Intelektualët” ishin ata që vazhduan festën edhe pas ndeshjes.

    Madje gazetari i Rmc Sport, Renaud Marquot kishte udhëtuar nga Franca ( Grenoble ) ,vetëm për ta parë derbin e ‘Anamoravës’, Drita – Gjilani, ai në postimin e tij të fundit në rrjete sociale është shprehur:

    “Natën e kaluar isha në Dortmund, por zemra ime është të Drita”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!